“Na këpute shpirtin, Tironc i omël”- Shpëtim Idrizi mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-deputetit socialist: Fola para pak kohësh, më tha se ishte optimist!

“Na këpute shpirtin, Tironc i omël”- Shpëtim Idrizi mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-deputetit socialist: Fola para pak kohësh, më tha se ishte optimist!

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka publikuar në rrjetin e ti social në Facebook, një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Andis Harasani, i cili ndërroi jetë sot si pasojë e sëmundjes së kancerit.

“Daj në këpute shpirtin! Sapo mora lajmin e trishtë që Andisi ndërroi jetë, e dija që po luftonte me sëmundjen e rëndë por daja apo siç e njohin të gjithë Tironci i omël kishte shumë energji pozitive e ishte optimist”, shkruan Idrizi në Facebook, teksa zbulon dhe telefonatën e fundit që bëri me Andis Harasanin.
Idrizi tha se Harasani ishte shumë optimist dhe se ai besonte se se do e fitonte betejën me kancerin.
“Fola para pak kohësh e ishte optimist i pandreqshëm si ai dinte të ishte se do ia dilte, por jo, në fund ajo që është caktuar parakalon çdo dëshirë…”, shkruan Idrizi.
Postimi i plotë
“Daj na kepute shpirtin !
Sapo mora lajmin e trishte qe Andisi nderroj jete , e dija qe po luftonte me semundjen e rende por daja apo sic e njohin te gjithe Tironci i omel kishte shume energji pozitive e ishte optimist .Fola para pak kohesh e ishte optimist i pandreqshem si ai dinte te ishte se do ia dilte, por jo, ne fund ajo qe eshte caktuar parakalon cdo deshire…
E rende te te them Andis te qofte i lehte dheu .Bashke me Andisin na shkeputet dhe nje pjese e rrugetimit qe kemi bere bashke ne shkolle ne administrate ne politike.
Te gjithe nje dite do te shkeputemi nga kjo bote, dhe njesia matese eshte me boshllekun qe lejme, e ti le boshllek te madh tek une Daj…
Te Zotit jemi tek Ai kthehemi, qofte rrugetim i lehte ne kete muaj te Ramazanit vllai im.”
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare.
Lajmi i trishtë për vdekjen e ish-deputetit është konfirmuar nga bashkëshortja e tij.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social, bashkëshortja e Andis Harasanit, Suela Kapllani ndan lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist.

“Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë qe e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë”, shkruan e  bashkëshortja e Andis Harasanit ndër rreshta.
Bashkëshortja e tij Suela Kapllani bën me dije se Andis Harasani ndërroi jetë për shkak të kancerit.
“Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit”, shkruan zonja Kapllani në Facebook.
“Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu ynë më i shtrenjte, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë”, shkruan bashkëshortja, e cila thotë se detaje për ceremoninë e lamtumirës fundit do ndahen ne ditët ne vazhdim.
Andis Harasani
Kush është Andis Harasani
Andis Harasani shërbeu si deputet i Partisë Socialiste në periudhën 2005-2009.
Ai ka drejtuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga viti 2002 deri në vitin 2005.
Pas largimit nga jeta politike, Harasani u angazhua në fushën e biznesit, duke krijuar një kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente