Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër

Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër

Një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, policia ka arrestuar një person, ndërsa në kërkim janë shpallur 9 persona, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.

Ndërkohë raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të mitur, të cilët ishin pjesë e akteve të kundërligjshme gjatë protestës.
Hivzi Bushati
Kujtojmë që një ditë më parë, policia e shtetit njoftoi se nga protesta e opozitës mbetën të plagosur 10 efektivë.
Ndërkohë pas protestës, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi duke thënë ndër të tjera se një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.
Sipas tij, mosbindja civile e opozitës nuk do të prodhojë asgjë, ndërsa thekson efektivët e policisë kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd.
“Pavarësisht absurditetit të shfaqjes së sotme të një “mosbindjeje civile”, që fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrën konform praktivave më të mira demokratike.
Orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme”, shkruan ministri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi