Moment historik/ “Trofeu” i vetëm që i mungonte në karrierë, Xhokoviç fiton për herë të parë medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Moment historik/ “Trofeu” i vetëm që i mungonte në karrierë, Xhokoviç fiton për herë të parë medaljen e artë në Lojërat Olimpike

 Tenisti serb Novak Xhokoviç, fitoi sot pasdite medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në finalen e luajtur në fushat me dhe të Roland Garros, ai mundi 2-0 (7-6, 7-6) në finale spanjollin Karlos Alkaraz, në një ndeshje që zgjati gati tri orë. 

Ky ishte triumfi i parë në Lojërat Olimpike për serbin, që u kurorëzua me medaljen e artë.  Një ndeshje spektakolare, me të dy tenistët që dueluan fort në të dyja setet, të vendosura në “tie break”, aty ku serbi u tregua më i saktë dhe i kujdesshëm, duke e merituar fitoren dhe var në qafë medaljen e artë. 
Xhokoviç, fitues i 24 grand slam në karrierën e tij, arrin të fitojë edhe “trofeun” e vetëm që i mungonte, medaljen e artë olimpike. Dhe e bën këtë gjë duke munduar një nga tenistët më të mirë në botë, duke korrur një triumf të merituar. 
Serbi arrin ta bëjë këtë gjë në moshën 37-vjeçare, në Olimpiadën e tij të pestë, duke realizuar objektivin e madh që kishte këtë sezon. Alkaraz zhgënjeu në momentet vendimtare dhe mori medaljen e argjendtë dhe italiani Lorenzo Museti atë të bronztë. 

A dream, realised 🥹
Amazing scenes as Novak Djokovic wins the Olympic men’s singles final, and just look at what it means for him to secure the golden slam 🥇🇭🇷#Olympics #PARIS2024 pic.twitter.com/fmTmqbyeTY
— Eurosport (@eurosport) August 4, 2024

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi