Miratimi i Buxhetit 2025 nen për nen! Grupi Parlamentar i PD depoziton 34 amendamente
Grupi Parlamentar i PD ka depozituar 34 amendamente për buxhetin e 2025. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi thotë se 34 amendamentet e PD sigurojnë mirëqenien minimale të qytetarëve.
Sipas tij Buxheti i Shtetit i miratuar nga mozharonca ka prioritet financimin e aferave korruptive.
REAGIMI I PLOTË I GAZMENT BARDHIT:
Buxheti i Shtetit është dokumenti më domethënës për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten dhe një grusht njerëzish, apo punon për mirëqenien e gjithë qytetarëve. Për fat të keq, si çdo vit në këto 12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës, Buxheti i Shtetit ka prioritet financimin e aferave korruptive dhe nuk ka prioritet hallet, shqetësimet apo garantimin e mirëqenies së qytetarëve.
Me qëllim që Buxheti i Shtetit 2025 të mos jetë Buxheti i mirëqenies së Edi Ramës dhe një grushti njetëzish pranë tij, por të jetë Buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar 34 amendamente, si më poshtë:
1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë – SALI BERISHA2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve – SALI BERISHA3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) – FLAMUR NOKA4. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – GAZMENT BARDHI6. Rritja e fondeve për ish- pronarët – OERD BYLYKBASHI7. Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). – GRETA BARDELI8. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). – EDMOND SPAHO9. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). – TRITAN SHEHU10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). – ALBANA VOKSHI11. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – ALBANA VOKSHI12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – ALBANA VOKSHI13. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). – SORINA KOTI14. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi. – SORINA KOTI15. Rritja me 20% te pagave te mesuesve dhe pedagogeve. – INA ZHUPA16. Kerkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliarde leke. – INA ZHUPA17. Rritja e fondeve te ilaceve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkol, jo me pak se 15 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI18. Rritja me 50% te fondeve per barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI19. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). – XHELAL MZIU20. Pakete mbeshtetese financiare per prodhuesit vendas 5 miliarde leke (kompensim nga shfuqizimi i euros). – JORIDA TABAKU21. 120 mln euro subvencione per fermeret, blegtoret dhe agroindustrine. – BLEDION NALLBATI22. Pergjysmimi i shp.operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurise dhe vendimet gjyqesore te formes se prere). – EMILIA KOLIQI23. Trefishimi i fondeve per mirembajtjen e rrugeve. – FLAMUR HOXHA24. Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit – NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD25. Shtesë 3 miliard leke per te perballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve – TRITAN SHEHU26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional – ANDIA ULLIRI27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni – LUAN BAÇI28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale – ERALDA BANO29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre – ERALDA BANO30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit – LINDITA METALIAJ31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do tëshpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga Hec Fierzës – ISUF ÇELA dhe FLAMUR HOXHA32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm – ELDA HOTI33. Financimi nga të ardhurat e privatizimeve të ish të përndjekurve politik – BUJAR LESKAJ34. Shtimi i fondeve për të përndjekurit në masën jo më pak se 0.2 % e PBB – BUJAR LESKAJ.
Miratimi i këtyre amendameteve do të ishte shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve dhe interesit publik. Vota pro tyre është votë pro qytetarëve. Vota kundër tyre është voto për mirëqenien e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, dhe votë kundër mirëqenies së qytetarëve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi