![Meta takohet me ekipin e riorganizimit të PL-së: Shkodra do të jetë në krye të përballjes me narkoshtetin! Ja objektivi ynë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/meta-takohet-me-ekipin-e-riorganizimit-te-pl-se-shkodra-do-te-jete-ne-krye-te-perballjes-me-narkoshtetin-ja-objektivi-yne_66926b016e5d4.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Meta takohet me ekipin e riorganizimit të PL-së: Shkodra do të jetë në krye të përballjes me narkoshtetin! Ja objektivi ynë
👁1580
Ilir Meta është takuar me ekipin e riorganizimit të Partisë së Lirisë në Qarkun e Shkodrës.
Meta shprehet se Shkodra do të jetë në krye të përballjes me narkoshtetin! Ndërsa tregoi edhe objektivin e PL-së “të paktën një deputet në Qarkun e Shkodrës dhe një deputet nga Qarku i Shkodrës në Qarkun e Tiranës”.
“Shkodra do të jetë në krye të përballjes me Narkoshtetin! ✌🇦🇱✅
I lumtur të takoja sot ekipin e mrekullueshëm që po merret me riorganizimin e Partisë së Lirisë në të gjithë Qarkun e Shkodrës!
Objektivi ynë është i qartë, të paktën një deputet në Qarkun e Shkodrës dhe një deputet nga Qarku i Shkodrës në Qarkun e Tiranës”, shkroi Meta.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi