Mbi dy orë në SPAK, Artan Lame del nga Prokuroria e Posaçme! U pyet për lejet e legalizimit të dhëna në këmbim të votës

Mbi dy orë në SPAK, Artan Lame del nga Prokuroria e Posaçme! U pyet për lejet e legalizimit të dhëna në këmbim të votës

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame për më shumë se dy orë është marrë në pyetje nga Prokurorët e SPAK.

Lame hyri në ambientet e SPAK në orën 15:00 dhe ka dalë pas orës 17:00.
Arsyeja e thirrjes së Lames në SPAK, sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, është  mbi një dosje te Prokurorisë së Posaçme sa i takon legalizimeve ne këmbim të votës për zgjedhjet lokale te vitit 2019, ku në pranga pak kohe me pare u vunë një ish-punonjës i ALUIZNI-T dhe një ish kryeplak.
Kujtojmë se Lame dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës më 9 mars 2023.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi