Mbeti i plagosur nga helika e gomones në Karaburun, transportohet me helikopter drejt Tiranës 56-vjeçari

Mbeti i plagosur nga helika e gomones në Karaburun, transportohet me helikopter drejt Tiranës 56-vjeçari

Është nisur me helikopter drejt Tiranës 56-vjeçari, i cili mbeti i plagosur nga helikat e një gomonie në plazhin e Karaburunit mesditën e sotme.

Sipas informacioneve, 56-vjeçari me iniciale A.K, ka pasur nevojë për mjekim më të specializuar dhe bluzat e bardha të Vlorës kanë vendosur transportimin e tij drejt spitalit të Traumës.
Siç u raportua dhe më herët, pushuesi ka marrë plagë në këmbë nga goditjet e helikës së gomones, teksa mjeti lundures ishte duke u ankoruar në mol.
56-vjeçari, banues në Tiranë u godit nga gomonia pasi kishte zbritur nga një anije turistike në det afër molit ku ankorohen mjetet e lundrimit.
Ngjarja ka ndodhur në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).
56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.
Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi