“Mbështetje luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”- E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn takon kreun e GJKKO! Ambasada e SHBA: Dhënie fund pandëshkueshmërisë

“Mbështetje luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”- E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn takon kreun e GJKKO! Ambasada e SHBA: Dhënie fund pandëshkueshmërisë

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn u takua me kryetarin në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Erjon Bani.

Ambasada e SHBA në vendin tonë thotë se gjatë takimit është riafirmuar angazhimi i SHBA në mbështetje të luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ata diskutuan rolin thelbësor të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të ruajtur të drejtën, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente