“Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por me një kusht”- Kyriakos Mitsotakis kërkon një mandat tjetër në 2027: Duhet të ecim përpara! Ja mesazhi për Maqedoninë e Veriut

“Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por me një kusht”- Kyriakos Mitsotakis kërkon një mandat tjetër në 2027: Duhet të ecim përpara! Ja mesazhi për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis teksa ka shpalosur ambicien e tij për një tjetër mandat në 2027, ka folur edhe për marrdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një interviste dhënë për median greke Antena me rastin e përurimit të Metrosë në Selanik, kreu i qeverisë greke u shpreh se mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por me kusht që të respektohen të drejtat e pakicës kombëtare greke.
“Greqia ka çdo arsye për të mbështetur procesin e anëtarësimit, por me kusht që të respektojë plotësisht të drejtat e pakicës kombëtare greke”, tha kryeministri grek.
Mitsotakis: Ne kemi çështjen e pronave, çështje që kanë të bëjnë me vetëvendosjen dhe regjistrimin dhe më duhet t’ju them se Shqipëria është angazhuar kategorikisht për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
Pra, Greqia ka fuqi të fortë negociuese sot. Nëse Shqipëria dëshiron të ecë përpara, të cilën unë besoj se dëshiron të ecë përpara dhe ne duhet të duam të ecim përpara, atëherë duhet të zgjidhë përfundimisht çështjet që kanë të bëjnë me pakicën. Ndaj do të thoja që ky është një zhvillim pozitiv, pasi në thelb rregullatori i ecurisë së Shqipërisë drejt Europës përcaktohet kryesisht nga vendi ynë.
Duke iu referuar  Maqedonisë së Veriut , ai vuri në dukje se “ka ende mjaft forca në Ballkan që mendojnë se do të ketë përfitim politik nëse zgjohen fantazmat e vjetra të nacionalizmit ballkanik”. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se  Marrëveshja e Prespës  “nuk është e kontestueshme” dhe se pret nga lidershipi i vendit “një deklaratë shumë eksplicite për respektimin e Marrëveshjes”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente