“Manifestim i qartë i dhunës së papranueshme”- Opozita dogji karriget, reagon kryetari i Grupit Parlamentar të PS: Tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm! Nuk jemi aty për t’u përleshur

“Manifestim i qartë i dhunës së papranueshme”- Opozita dogji karriget, reagon kryetari i Grupit Parlamentar të PS: Tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm! Nuk jemi aty për t’u përleshur

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna”, shkruan Niko Peleshi.
vijon

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi