Mandati i Xhaçkës, zbardhen debatet në Konferencën e Kryetarëve! Kreu i Grupit të PS: E përmbushëm detyrimin! Një opinion i Komisionit të Venecias do të na vlejë të gjithëve

Mandati i Xhaçkës, zbardhen debatet në Konferencën e Kryetarëve! Kreu i Grupit të PS: E përmbushëm detyrimin! Një opinion i Komisionit të Venecias do të na vlejë të gjithëve

Janë zbardhur debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve lidhur me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.

Kreu i Grupit të PS-së, Niko Peleshi u shpreh gjatë mbledhjes se maxhoranca zbatoi vendimin e Kushtetueses duke e çuar mandatin në seancë.
Ai theksoi se PS e përmbushi të gjithë detyrimin, teksa u shpreh se “nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti”.
Niko Peleshi shtoi se një opinion i Komisionit të Venecias do t’i vlente të gjithëve.
“Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.
Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve”, tha Niko Peleshi.
Ndërsa kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se: “Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtesise per ceshtjen e mandatit te Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar kete te drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykates Kushtetuese. Venecia eshte organ keshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrezon gjith poropaganden tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni te hapur.
Kjo eshte propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyren. Nuk ka ndodhur kurr qe kuvendi te mos zbatoj nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj qe ta miratonit me shpejtesi pasi nuk ka kohe ne dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon te shpetoje mandatin me procedure. Ketu nuk ka te beje me Individin pasi per ne iken nje Xhacke dhe vjen nje tjeter, kutu ka te beje me parimet kushtetuese”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi