![Makina e policisë përplaset me një Audi, pëson lëndime efektivi dhe dy persona të tjerë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/makina-e-policise-perplaset-me-nje-audi-peson-lendime-efektivi-dhe-dy-persona-te-tjere_6680317521c96.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Makina e policisë përplaset me një Audi, pëson lëndime efektivi dhe dy persona të tjerë
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një makinë policie është përplasur me një tjetër makinë tip Audi.
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi