“Luftë e mirëfilltë ndaj opozitës”- Tensionet në Kuvend, Bardh Spahia: Aty karrigia vlen më shumë se demokracia, luhet me 10 standarde

“Luftë e mirëfilltë ndaj opozitës”- Tensionet në Kuvend, Bardh Spahia: Aty karrigia vlen më shumë se demokracia, luhet me 10 standarde

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka komentuar tensionet e sotme në Parlament, ku deputetët demokratë të përjashtuar nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancës plenare dhe u përplasën jashtë godinës me kolegët socialistë dhe gardën.

I ftuar në studion e “Open” në News24, Spahia tha se situata në Kuvend pasqyron gjendjen e demokracisë në Shqipëri dhe se pengimi i opozitës për të marrë pjesë në seancat parlamentare tregon se ndaj saj ka një luftë të mirëfilltë.
“Aty ku karrigia vlen më shumë se demokracia, kjo e fundit ka marrë fund,” deklaroi Spahia, duke kritikuar qeverinë për përdorimin e forcës dhe numrave për të shtypur opozitën.
“Nëse vendimet merren me forcën e numrave dhe pa respektuar standardet demokratike, atëherë parlamenti ka humbur çdo kredibilitet”, tha ai.
Ai përmendi arrestimin e deputetit Ervin Salianji, si një shembull të tentativave për të kontrolluar opozitën.
“Pamjet e sotme bëjnë një skaner të situatës së demokracisë së vendit tonë. Të shohësh si pengohet grupi i opozitës të marrë pjesë në tempullin e demokracisë, tregon qartë situatën. Aty ku karrigia vlen më shumë se demokracia, kjo e fundit ka marrë fund. Kjo opozitë ka 11 vite që luftohet dhunshëm. U tentua të zhbëhej opozita dhe të merrej nën kontroll.
Këtu ka një luftë të mirëfilltë kundrejt opozitës. Salianji u arrestua sepse denoncoi me fakte vëllanë e ministrit të Brendshëm. Nëse na kërkohet të jemi në një parlament ku vendoset dhunshëm me forcën e numrave dhe luhet me 10 standarde, ai parlament ka marrë fund”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente