LIVE/ Deputetët demokratë diskutime ‘kokë më kokë’ në qendër të Tiranës, nisin sërish marshimin e tyre! Ndiqen nga protestuesit

LIVE/ Deputetët demokratë diskutime ‘kokë më kokë’ në qendër të Tiranës, nisin sërish marshimin e tyre! Ndiqen nga protestuesit

Opozita ka thirrur ditën e hëne protestën kombëtare në të cilën ka bërë thirrje për mosbindje civile. Demokratët janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë paralajmëruar një protestë jo normale, në të cilën nuk do të ketë fjalime. Organizimi i tubimit është mbajtur i fshehtë, ndërkohë që është paralajmëruar paralizimi i jetës normale. Këto qëndrime të ashpra kanë ardhur pas dënimit me burg dhe heqjen e mandatit të Ervin Salianjit.

Ora 18:13- Deputetët demokratë, pas hedhjes së bombave molotov te Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe selia e PS-së, kanë zhvilluar diskutime ‘kokë më kokë’ në qendër të Tiranës. Më pas ata nisin sërish marshimin e tyre, duke u ndjekur nga protestuesit.

Ora 19:51- Protestuesit i janë drejtuar bashkisë së Tiranës, ku janë hedhur bomba molotov, të cilat kanë shkaktuar shpërthime të fuqishme në prani edhe të forcave të policisë.

Ora 19: 48: Protestuesit hedhin Molotov drejt ministrisë së Brendshme, ndërsa janë nisur drejt Bashkisë së Tiranës. Më herët ata hodhën Molotov edhe në drejtim të Kryeministrisë dhe selisë së PS.
Ora 19:40 – Pas Kryeministrisë dhe selisë së PS-së, deputetët e opozitës dhe protestuesit vijojnë marshimin në një tjetër institucion
Ora 19:33 – Protestuesit hedhin molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, merr flakë godina! Policia hedh gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës

Ora 19:20– Nën drejtimin dhe direktivat që japin Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, protestuesit u zhvendosën drejt selisë së Partisë Socialiste. Ndërkohë gjatë marshimit, I është vënë zjarri edhe një stacioni autobusi.

Ora 19:13: Deputetët demokratë dhe protestuesit, pasi janë përplasur me Policinë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku u hodhën dhe bomba molotov, janë zhvendosur në një pikë tjetër për të vijuar tubimin e tyre.
Ende nuk dihet se tek cili institucion shtetëror do të shkojnë, por ajo që shihet është se protestuesit po i ndjekin nga pas.

Ora 19:00- Protestuesit e opozites shfaqen e pankarta ne duar me portretin e deputetit te PD, Ervin Salianji. Nje pankarte shkruan: Burgu juaj, medalja ime.

18: 49- Deputetët e opozitës i jane bashkuar protestuesve te shumte te cilet jane mbledhur ne bulevardit “Dëshmorët e Kombit: para Kryeministrisë.

Kreu i  Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boci, etj janë deputetët që po marshojnë në këmbë, ndërsa po ecin ngadalë.
Kujtojmë se nga kjo protestë opozita synon krijimin e një qeverie teknike, ndërsa nuk ka skenar sesi do të zhvillohet.
Opozita ka paralajmëruar për mosbindje civile, teksa 1500 forca policie janë angazhuar për ruajtjen e rendit.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi