Ligji i tatimit për profesionet e lira u rrëzua nga Gjykata Miratohet akti normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë
Akti normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë dhe bonusi i fundvitit për pensionistët janë dy vendimet që u miratuan sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
“Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi aktin normativ për kthimin e këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Qeveria shqiptare që në krye të herës ka pasur vullnetin e plotë për të kthyer këto fonde tek profesionistët e lirë.
Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore duke iu drejtuar gjykatës Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar se si duhet të vepronin. Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh dhe na la të nënkuptonte se efektet që prodhoi ky ligj ishin legjitime, megjithatë qeveria shqiptare mori vendimin dhe bëri të mundur kthimin e fondeve tek profesionistët e lirë”, deklaroi ministri i Financave Petrit Malaj.
Një tjetër vendim i miratuar nga qeveria është edhe bonusi i fundvitit, nga i cili do të përfitojnë 724 mijë pensionistë. Shpërndarja do të nisë në javën e dytë të dhjetorit, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
“Krenarë që sot miratuam në qeveri bonusin e fundvitit, i cili është më i madhi ndonjëherë për të gjithë pensionistët. Ata me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin këtë fundvit bonusin 150 euro ose 15 mijë lekë, ndërsa ata që janë me pensione mbi 20 mijë lekë përfitojnë bonusin 100 euro ose 10 mijë lekë.
Ndërkohë, invalidët, pensionet familjare gra e burra të ve, fëmijë jetimë, pavarësisht pensionit që kanë, do të marrin të gjithë 150 euro. Përfshihet në këtë bonus fundviti edhe pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Pagesat për bonusin do të nisin nga java e dytë e dhjetorit me zbardhjen aktit”. /Monitor
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi