LIGA UNIKE FEMRA/ Partizani super në start, Flamurtari bie në Prizren
Postuar: Nëntor 21, 2024 | 10:40
Liga Unike e femrave ka nisur dje sezonin 2024-2025 me dy ndeshje për javën e parë. Kompeticioni mbarëkombëtar i basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës u hap me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Flamurtarit në Prizren.Vajzat nga Kosova triumfuan me rezultatin 82-73 (29-21, 16-16, 14-19, 23-17) në një përballje të luftuar. Caterrion Thompson u shpall MVP, duke realizuar 36 pikë për Bashkimin. Te Flamurtari u dallua Desiree Ramos me 23 pikë e 9 kërcime. Për tu veçuar në këtë takim ishte fakti se për ekipi prizrenas e nisi dhe e mbylli lojën me të njëjtën pesëshe, pa aktivizuar asnjë lojtare të stolit.
Ndeshja e dytë ishte ajo mes Partizanit dhe Junior 06 Moni Bau. Të kuqet e Eliverta Bujarit dominuan në “Asllan Rusi”, duke dalë me fitoren e thellë 86-65 (16-12, 28-14, 17-16, 25- 23). Kapitenia Ornela Lalaj me 18 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime udhëhoqi Partizanin në suksesin e parë në Ligën Unike, mbështetur nga Jenna Dick me 14 pikë.Java e parë do të mbyllet sot me takimin Peja 03 – Tirana (ora 17:00).PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi