“Lëri broçkullat”- Agron Shehaj i drejtohet Ballukut: Ke 6 muaj që fshihesh! Hajde dhe përgjigju për PPP-në 1.3 miliardëshe
Deputeti dhe drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ka kërkuar ministres Balluku që të mos fshihet, por të vijë në Parlament dhe të përgjigjet për PPP-në 1.3 miliardëshe.
“Lëri broçkullat! Hajde të enjten tjetër në Kuvend dhe përgjigju Interpelancës për PPP-në 1.3 miliardëshe. Ke 6 muaj që fshihesh”, shkruan Agron Shehaj në Facebook.
Reagimi i Shehajt erdhi si replike me Ballukun, e cila i tha deputetit se ka marrë raport mjekësor dhe se “nga diçka fshihet”.
“Tani ti, Goni, që ke vendosur të ecësh vetë duke bërtitur si trim i trembur, more raport mjekësor kur unë erdha në sallën e parlamentit se më kishe kërkuar interpelancë. Nuk e di nga çfarë ke frikë kaq shumë që bërtet dhe gënjen sikur këndon, po nëse kishe frikë nga ish-shokët e partisë që të futeshe në sallën e parlamentit dhe more raport mjekësor, bën mirë të kthehesh te shokët, se nuk ecet vetë duke bërtitur nga frika”, shkroi Balluku.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi