“Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF”- Abuzimet me fondet e BE për bujqësinë, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Të ngrihet edhe një Komision i Posaçëm

“Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF”- Abuzimet me fondet e BE për bujqësinë, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Të ngrihet edhe një Komision i Posaçëm

Konferenca e Kryetarëve ka diskutuar një kërkesë të Gazment Bardhit për një mocion me debat në lidhje me gjetjet e OLAF-it për abuzimet me fondet e BE për bujqësinë.

Në fjalën e tij, Bardhi ka kërkuar që Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF për të marrë çdo masë me qëllim zhbllokimin e fondeve.
Po ashtu Bardhi tha se nëpërmjet  nje komisioni te posaçëm  ne koordinim edhe me BE te adresojmë çdo problem.
“Kuvendi të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe te marr çdo mase që mundësojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta janë në këtë linje. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet  nje komisioni te posaçëm  ne koordinim edhe me BE te adresojmë çdo problem”, u shpreh Gazment Bardhi.
Një ditë më parë në seancën parlamentare, teksa e konsideroi këtë si skandal, Bardhi kërkoi nga drejtësia që të hetojë.
“Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi