“Kur thoshim ‘punë ka, por s’ka specialistë’ talleshin me ne, por…”- Rama në shkollën profesionale në Elbasan: Nevoja për punonjës të kualifikuar është alarmante
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka zhvilluar një vizitë në Elbasan, në Shkollën Profesionale.
Rama gjatë një bisede të zhvilluar në këto ambiente me stafin, është shprehur se tashmë po thyhet mentaliteti që arsimi profesional është kategori e dytë duke shtuar se të ata që hyjnë në arsim profesional, sigurt është se ata sapo të mbarojë do të gjejnë punë.
Kreu i qeverisë theksoi se nevoja për punonjës të kualifikuar është alarmante dhe sipërmarrësit tashmë e kanë kuptuar.
“Lajmi i mirë është që po thyhet mentaliteti që arsimi profesional është kategori e dytë. Arsimi profesional është garanci absolute për të pasur një instrument të mirë në dorë që të mos ngelet pa punë dhe tjetra që duhet me përsërit vazhdimit që kush bën arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit.
Është një ndryshim i madh dhe për faktin që sipërmarrjet nuk janë ku shkojnë pa punonjës të planifikuar. Se kur thoshim ne punë ka, por s’ka specialiste, talleshin këta figurat. Ndërkohë sipërmarrësit duhet të kuptojnë që duhet paguar puna ashtu siç e meritojnë dhe jo duke ia hequr punonjësit dhe duke ia dhënë veturës dhe jahtit. Tani e kanë kuptuar dhe pagat janë rritur dhe nevoja për punonjës të kualifikuar është alarmante. Të gjithë ata që hyjnë në arsim profesional, sigurt është se ata sapo të mbarojë do të gjejnë punë”, tha Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi