“Kur gazetarit i bie në dorë sekreti hetimor s’është më detyrim i tij ta ruajë”- E drejta i informimit, Rama: Çfarë është pronë publike, nuk i mohohet qytetarit. Propozoj ngritjen e…
Kryeministri Edi Rama pjesëmarrës në konferencën e gjashtë Kombtare për të “Drejtën e Informimit” në fjalën e tij ndër të tjera foli edhe për nxjerrjen e sekreteve hetimore.
Ai tha se nuk është përgjegjësi e gazetarit që të ruajë sekretin hetimor në momentin që atij i bie në dorë një i tillë, por e atij që ia ka dhënë atij në këtë rast prokurori.
“Ka ndodhur edhe në një moment te caktuar gjatë kohës së pandemisë, kur prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekreti hetimore, sepse ato nuk i disponojnë ata i disponojnë prokuroret. Kur gazetaret i bie ne dore sekreti nuk është më detyrim i tij të ruaj sekretin dhe nuk shkon drejt tij hetimit, port drejt atyre qe ia dhanë atij” tha Rama.
Ai po ashtu kritikoi institucionet e drejtësisë për mungesë të dhënies së informacionit të ëebsitet e tyre zyrtare, duke theksuar se i vetmi shembull pozitiv është Gjykata Kushtetuese.
“Po i referohem dhe Kushtetueses, sepse me duket një shembull për t’u marrë që Kushtetuesja nuk i le asnjë fite kohë spekulimeve por menjëherë publikimet vendimet e veta. Kam vënë re që kryetarja e Kushtetuese bën shpjegimet per vendimet e vete dhe ky është shembull.
Nëse “Fiks” apo “Stop” do hynin ne ëebsitet e këtyre institucioneve do të qeshnin me prapambetjen e tyre”, shtoi ai.
Kryeministri në fund propozoi krijimin e një bordi, me pjesëmarrjen e qeverisë, komisionerit, por edhe institucioneve e agjencive të tjera për të monitoruar procesin.
“Unë mendoj se është koha që në të krijojmë një bord kombëtar, apo komitet kombëtar, me pjesëmarrjen të qeverisë, nuk diskutohet pushteti vendor. Kam vënë re që niveli për të drejtët e informacionin në nivel vendor është ende më problematik. Me komisionerin dhe institucione e agjenci të tjera, ku do të jemi të hapur ti marri si sugjerim për të pasur një plan të përbashkët punë për të monitoruar procesin e transparencës dhe sigurimin e të drejtës së informimit” përfundoi ai.
Pjesë nga fjala e Ramës:
E drejta e informimit dhe dhënia e informacionit nuk janë sekret hetimor. Sekreti hetimor është dicka tjetër edhe këtu perfitoj nga rasti q te falënderoj avokatin e popullit dhe te solidarizohem me te lidhur me rastin e një gazetari që u keqtrajtua për nxjerrje te sekretit hetimor.
Ka ndodhur edhe në një moment te caktuar gjatë kohës së pandemisë, kur prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekreti hetimore, sepse ato nuk i disponojnë ata i disponojnë prokuroret. Kur gazetaret i bie ne dore sekreti nuk është më detyrim i tij të ruaj sekretin dhe nuk shkon drejt tij hetimit, port drejt atyre qe ia dhanë atij.
Që në kanun shkruhet e zeza mbi të bardhe “lajmsi nuk faj”. Kush e prodhoi lajmin ose kush ia tha është burimi që ti duhet të merresh.
E them këtë për të nënvizuar që informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston me letër me firmë dhe vulë dhe që nuk përfshihet në atë hapësire fare të ngushte që ligji përcakton është pronë publike dhe shteti nuk ka të drejta t’ia mohojë qytetarëve.
Po i referohem dhe Kushtetueses, sepse me duket një shembull për t’u marrë që Kushtetuesja nuk i le asnjë fite kohë spekulimeve por menjëherë publikimet vendimet e veta. Kam vënë re që kryetarja e Kushtetuese bën shpjegimet per vendimet e vete dhe ky është shembull.
Nëse “Fiks” apo “Stop” do hynin ne websatie e këtyre institucioneve do të qeshnin me prapambetjen e tyre.
Unë mendoj se është koha që në të krijojmë një bord kombëtar, apo komitet kombëtar, me pjesëmarrjen të qeverisë, nuk diskutohet pushteti vendor. Kam vënë re që niveli për të drejtët e informacionin në nivel vendor është ende më problematik. Me komisionerin dhe institucione e agjenci të tjera, ku do të jemi të hapur ti marri si sugjerim për të pasur një plan të përbashkët punë për të monitoruar procesin e transparencës dhe sigurimin e të drejtës së informimit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/kur-gazetarit-i-bie-ne-dore-sekreti-hetimor-nuk-eshte-me-detyrim-i-tij-ta-ruaje-e-drejta-i-informimit-rama-cfare-eshte-prone-publike-nuk-i-mohohet-qytetarit-propozoj-ngritjen-e/”>Burimi</a>