
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese refuzon ftesën për t’u bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion “Xhafaj”, përgjigja që Holta Zaçaj i ktheu Kuvendit
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion, që drejtohet nga deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj.
Vendimi vjen pas ftesës që iu drejtua nga Komisioni institucioneve Kushtetuese në vend, përfshi edhe ato të drejtësisë, lidhur me ligjbërje, dhënie mendimi apo veprimtarinë e këtij komisioni ad-hoc.
Në përgjigjen kthyer Kuvendit, kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj është shprehur se nuk mund të marrin pjesë në Komision AntiKorrupsion. Në këtë Komision nuk është bërë pjesë asnjë deputet i opozitës.
Kuvendi miratoi projektvendimin “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” më 6 qershor.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi