
Kryesia e PL merr vendimin, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të qarkut Tiranë
Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë.
Meta dhe partia e tij, janë pjesë e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025.
Kujtojmë se pak më herët, Meta, gjatë fjalës së tij për Komitetin Drejtues Kombëtar, “na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.”
Meta gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate, “pasi kjo na ndihmon edhe ne, por edhe partitë e tjera aleate për të fituar më shumë mandate në listat e hapura”
“Për ne është vendimtare fitorja e koalicionit, i cili është më i gjeri dhe më përfaqësuesi”, theksoi ai.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi