
Kryeparlamentarja Spiropali: Demokracia brenda partive politike, kusht për një Parlament të shëndetshëm
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad-Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers.
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm Wahlers, dhe Drejtori i Zyrës për Shqipërinë, Dr. Thomas Kunze, shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Po ashtu mes tyre u diskutua edhe për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, prioritetet e sesionit parlamentar, përpjekjet për bashkëpunim e dialog konstruktiv me opozitën, përgjegjësinë e partive politike në sistemin demokratik dhe debatin mes tyre si kusht për një demokraci të shëndetshme, rritjen e efiçencës dhe transparencës së veprimtarive parlamentare.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi