Kryeministri Rama: Tirana ka rrëmbyer vëmendjen e blogut italian, konsiderohet si qytet plot jetë dhe energji

Kryeministri Rama: Tirana ka rrëmbyer vëmendjen e blogut italian, konsiderohet si qytet plot jetë dhe energji

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e gazetares Valentina Borghi të publikuar në blogun italian “beBorghi”.

Rama thotë se Tirana është konsideruar si një qytet plot jetë dhe energji.
“Tirana ka rrëmbyer vëmendjen e blogut italian “beBorghi”, duke e konsideruar si një qytet plot jetë dhe energji që të fton ta zbulosh çdo ditë e më shumë”, shkruan Rama.
Në artikullin e saj Valentina Borghi shkruan për atraksionet turistike të Tiranës, muzetë, kishat, xhamitë, Piramidën, Pazarin e ri, Liqenin Artificial, Parkun Kombëtar të Dajtit, etj.
Vizita në Tiranë mund të nisë vetëm nga sheshi kryesor i saj, Sheshi Skënderbej, ku dominon statuja e heroit kombëtar shqiptar nga ka marrë emrin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi