Kriteret për Drejtorin e ri të Gardës, Bardhi: Ligji ndryshua me paramendim, shkalla më e lartë e korrupsionit! Emërimi i Ermal Onuzit nuk i plotëson kushtet ligjore
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është shprehur se emërimi i Ermal Onuzit si drejtor i Gardës, nuk i plotëson kushtet ligjore sipas ligjit të pandryshuar.
Ndërsa ka ndarë një video nga seanca planare ku u ndryshua ligji për kriteret e drejtorit të ri të Gardës, Bardhi thekson se “ligjet me porosi janë shkalla më e lartë e korrupsionit politik”.
“Me firmë personale të Edi Ramës, në krye të Gardës së Republikës është emëruar Ermal Onuzi, që sipas ligjit të pandryshuar nuk i plotësonte kriteret ligjore. Të ndryshosh një ligj, në interes privat të vetëm një njëriu, me porosi dhe paramendim, është korrupsion i konsumuar në sytë e çdo shqiptari”, shkruan ai.
Sipas Bardhit, ligji u ndryshua me paramendim e në interes privat të vetëm një njeriu.
Reagimi i plotë
Ligjet me porosi janë shkalla më e lartë e korrupsionit politik, por që tashmë janë kthyer në rutinë për mazhorancën socialiste!
Në 22 Mars 2024 Edi Rama ndryshoi në ligjin “Për Gardën e Republikës” kriteret që duhet të plotësojë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Ndryshimet e porositura synonin që të emëronin në krye të Gardës, porositësin e ndryshimeve ligjore. Me emër dhe mbiemër në atë seancë plenare denoncova arsyet e ndyshimeve në ligj. Edi Rama dhe deputetët e tij e mohuan.
Por, denoncimi ishte i vërtetë dhe koha e provoi.
Në 10 Shtator 2024, Edi Rama emëroi në krye të Gardës së Republikës porositësin e ndryshimeve ligjore. Me firmë personale të Edi Ramës, në krye të Gardës së Republikës është emëruar Ermal Onuzi, që sipas ligjit të pandryshuar nuk i plotësonte kriteret ligjore.
Të ndryshosh një ligj, në interes privat të vetëm një njëriu, me porosi dhe paramendim, është korrupsion i konsumuar në sytë e çdo shqiptari. Ky korrupsion i konsumuar në bashkëpunim nga Edi Rama dhe deputetët e tij nuk mund të mbetet i pandëshkuar. Ndryshe vijon qetësisht parimi: “Një drejtësi për Edi Ramën, dhe një drejtësi tjetër të ndryshme për këdo tjetër”!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi