“Korrupsioni të mbahet nën kontroll, të tejkalohet me ndihmën e SPAK”- Mesazhi i zyrtares së lartë të DASH: Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve! SHBA-BE duan t’ju kenë partnerë

“Korrupsioni të mbahet nën kontroll, të tejkalohet me ndihmën e SPAK”- Mesazhi i zyrtares së lartë të DASH: Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve! SHBA-BE duan t’ju kenë partnerë

Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland u shpreh se problemi i korrupsionit në Shqipëri duhet të mbahet nën kontroll dhe të tejkalohet me ndihmën e SPAK-ut.

Në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Tiranë ajo tha se nëse vendi arrin të mundë korrupsionin do të integrohej në BE dhe do të thithte sa më shumë investime.
“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim”, tha zyrtarja e DASH.
Sipas saj, Shqipëria nuk mund të përparaje e vetme, ndaj garantoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se SHBA dhe BE duan që ta kenë partnere vendin tonë.
‘Ajo që ne nxisim dhe inkurajojmë- tha Colleen Hyland- është që Shqipëria të marrë në konsideratë  cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj’.
“Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standardet e BE. Ju nevojitet ky fokus dhe ky vendosmëri dhe ne do ju mbështesim për këtë. Nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë e vetme dhe ne duam të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë. Ajo që ne nxisim dhe inkurajojmë është që Shqipëria të marrë në konsideratë  cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj. Gjithashtu natyrën e qëndrueshme të marrëdhënieve që zhvillohen, a janë ato në përputhje me idealet tuaja kulturore? A ka një element të sigurisë kombëtare që duhet marrë në konsideratë, sepse ligji thotë nëse ju do të ndiqni psh në një tender fiton kompania që ofron çmim më të ulët, nëse ku ofertues do të ishte nga një vend që nuk ofron një cilësi sipas standardeve që duhet, duhet të siguroheni që të keni një mekanizëm ligjor që të merrni ofertuesin më të mirë në bazë të kritereve”, deklaroi Colleen Hyland.
Ajo theksoi më tej se në mënyrë që të bëhet përpara nga ana ekonomike dhe ana individuale çdo vend i rajonit do të ishte mirë të ishte pjesë e një grupi të përbashkët të Ballkanit Perëndimor të integruar.
“Kur të kalohen këto dhe të mendosh për begatinë dhe stabilitetin dhe qëllimet afatgjatë të rajonit për të qenë pjesë e një demokracia të madhe, projekteve siç është Bashkimi Evropian, kjo duhet të jetë motivuese. Nuk mendoj se ka gjë më motivuese sesa sipërmarrësit dhe personat e biznesit që duan të investojnë në këtë rajon dhe duan të mbeten këtu me vende të mira pune. Këto konferenca janë të mira  për të çuar përpara këtë do të ishte shumë mirë nëse do kishte një rezultat që do të vinte në fund të kësaj dhe mund të merreni veprime. Kur kolegët e Bankës Botërore vijnë dhe ju flasin ata kanë të dhëna që mbështesin fjalët që unë kam ndarë me ju, por ju keni nevojë të shihni shumë larg për të parë përfitimet  e bashkëpunimit rajonal në qasjen drejt BE dhe SHBA janë absolutisht mbështetëse të kësaj”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi