Konviktet për nxënësit e arsimit profesional, Rama: Fëmijët që vijnë nga zonat rurale s’mund t’i lëmë të ndihen si të kategorisë së dytë! Duhet t’i ofrojmë kushte dinjitoze

Konviktet për nxënësit e arsimit profesional, Rama: Fëmijët që vijnë nga zonat rurale s’mund t’i lëmë të ndihen si të kategorisë së dytë! Duhet t’i ofrojmë kushte dinjitoze

Kryeministri Edi Rama, teksa foli për rëndësinë e arsimit profesional, u shpreh se nxënësve që vijnë nga zonat rurale duhet t’u ofrohen konvikte me kushte dinjitoze.

Kreu i qeverisë, në podkastin e radhës “Flasim”, tha se fëmijët nga zonat rurale janë nga familje me të ardhura më të ulta dhe se “nuk mund t’i lëmë të ndihen si fëmijë të kategorisë së dytë”.
Rama theksoi se po bëhen investime në një numër të madh shkollash, teksa u shpreh se janë shumë më të mira se ato private.
“Edhe spitali qendëror, spitali i ri i sëmundjeve të brendshme nuk ka krahasim me asnjë spital privat në Shqipëri, as për cilësi, shërbim e ambiente”, tha ai.
Edi Rama: Ka shkolla që nuk i kanë kushtet ashtu siç duhet t’i kenë dhe ne po bëjmë investim shumë të madh në një numër shkollash.
Dhe akoma më e rëndësishme dhe këtë gjë e kam diskutuar, janë konviktet. Sepse është themelore që atyre nxënësve, sidomos në zonat jashtë Tiranës, që vijnë nga zonat rurale të mos i ofrojmë më konvikte që nuk janë me kushte dinjitoze për fëmijët që duke ardhur nga zonat rurale vijnë nga familje me të ardhura më të ulta dhe nuk mund t’i lëmë të ndihen si fëmijë të kategorisë së dytë.
Por, nga ana tjetër siç ka ndodhur tek shkolla Ekonomike edhe në shkolla të tjera janë pa dallim nga shkollat private.
Janë dhe shumë më mirë se sa shkollat private. Shkollat në Tiranë, Durrës, shkollat e tjera të reja nuk ka asnjë diskutim që janë më të mira se sa shkollat private.
Edhe spitali qendëror, spitali i ri i sëmundjeve të brendshme nuk ka krahasim me asnjë spital privat në Shqipëri, as për cilësi, shërbim e ambiente.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi