Konstituohet Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin, opozita bojkoton, Braçe: Nuk do të përndiqen individë apo organizata! Ja cili është qëllimi
Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin është konstituuar ditën e sotme me votat e mazhorances, ndërsa opozita ka zgjedhur të mos marrë pjesë.
Kryetari i këtij komisioni, Erion Braçe, është shprehur se “ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata, por do të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje”.
“Ky komision është ngritur me vendim të Kuvendit dhe përbërja e tij është miratuar po me vendim të Kuvendit. Kuorumi është i plotësua për ditën e sotme, me anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues, kam nderin që në mbledhjen e këitij komisioni është dhe Lindita Nikolla.
Përtej vendimeve formale të Kuvendit, ngritja e këtij komisioni mbështet në dokumente të rëndësishme. Dua të theksoj se ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata, por do të njohë, të mbledhë të dhëna dhe analizojë gjetje dhe të organizojë një masë kritikë shoqërore të institucioneve publike dhe private për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë, të organizuar, një lufte të organizuar të shteteve jo mike dhe qëllime të tyre malinje, të shtuara dhe për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndaj Shqipërisë si një faktor kyç pro perëndimor stabiliteti në Evropën juglindore anëtare e NATO-së dhe në negociata me BE”, tha Braçe.
Në këtë komision ka folur dhe kryetarja e Kuvendit, Lindia Nikolla e cila u shpreh e keqardhur për bojkotimin e mbledhjes nga ana e opozitës, teksa i bëri thirrje të jetë e pranishme.
Nikolla theksoi se burimet dhe influencat mediatike mund që të jenë rrezik real për institucionet e demokracisë.
“Mjetet e komunikimit shpërndajnë lajme dhe informacione mbi atë që ndodh në botë. Distanca në këtë botë, është e vogël. Këto transformime janë shumë të mira, por ka raste që këto burime informacioni mund të dezinforojnë dhe mund të çojnë drejt dhunës dhe konfliktet. Ndërkohë, në disa raste këto burime dhe influenca janë rrezik real për institucionet demokratike.”, tha Nikolla.
Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, theksoi se ngritja e këtij komisioni s’ka të bëjë me luftën partiake.
“Vertet eshte nga ato komisionet qe nuk duhet pare si pjese e luftes partiake mes mazhorances dhe opozites. Me vjen keq qe koleget e opozites ende sot nuk kane shprehur gatishmerine per te ardhur. Dizinformimi eshte nje fenomen historik prej Egjipit te lashte dhe deri me sot, madje deri ne ate pike sa kane deformuar fakte historike. Ajo qe na ul sot ne kete komision eshte shqetesimi qe ka bota perendimore denokratike se ky fenomen mund te cenoje vlerat tona demokratike“, tha Çuçi.
Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dizinformimi sot është nje shqetesim qe lidhet me se shumti edhe me zhvillimin e teknologjisë e që bota demokratike duhet t’i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.
“Besoj se ky komision eshte gjeja me e domosdoshme qe parlamenti shqiptar duhet te beje nje ore e me pare. S’duhet të kete asnje paranoje qe ky komision do te ngrene mazhorancen kunder lirisë se medias. Ne jemi ketu per te pare se si Shqiperia do ti’ pergjigjet ketij shqetesimi.
A kemi rregullat e duhura që ndalojnë dizinformimin dhe sigurisht per te pare ambientin qe mund te tentojne te deportojnë vende jo mike te Shqiperise, te cilet e kane rritur vemendjen ndaj Shqiperise per qendrimet tona pro perendimore”, deklaroi Çuçi duke iu bere thirrje kolegeve të opozites te marrin pjese dhe te konsiderojne rendesine e ketij komisioni. Sic tha ai, kjo eshte me e rendesishme sepse per te siguruar nje vend ne listen e kandidateve per deputete.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/konstituohet-komisioni-i-posacem-per-dezinformimin-opozita-bojkoton-brace-nuk-do-te-perndiqen-individe-apo-organizata-ja-cili-eshte-qellimi/”>Burimi</a>