
Konflikt i dhunshëm në një lavazh! Plagoset me thikë 20-vjeçari, autori në arrati! Shoqërohen në polici 3 prej personave të përfshirë në sherr
Një konflikt i dhunshëm me sende të forta ka ndodhur sot rreth orës 14:45 në një lavazh në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Blutë e Vlorës bëjnë me dije se gjatë konfliktit njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë).
Aktualisht 20-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Gjithashtu nga sherri i dhunshëm kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.
Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas dhe gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë). Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.
Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi