“Klasa politike, epsh për pushtet” -Lirimi i Sali Berishës, analisti Zekthi: Opozita është në provë zjarri, ja pse
Analisti Fitim Zekthi, ka folur lidhur me gjendjen e politikës në vend pas lirimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
I ftuar në News 24, Zekthi është shprehur se klasa politike në vend është e papërgjegjshme, pasi udhëhiqet nga epshi për pushtet dhe jo nga parimet.
“Kemi një klasë politike plotësisht të papërgjegjshme. Egoiste është pak, këta janë klasë politike epshore. Këta kanë epsh për pushtet dhe këta udhëhiqen vetëm nga epshi për pushtet. Këta nuk udhëhiqen nga parimet për fat të keq.”, tha Zekthi.
Lidhur me lirimin e Sali Berishës nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, analisti shprehet se fatkeqësisht demokratët e cilësojnë Prokurorinë e Posaçme si armikun kryesor kur në fakt nuk është.
“Duhet ta themi këtë, që për Sali Berishën dhe për PD-në për fat shumë të keq, SPAK-u konsiderohet armiku i tyre kryesor, konsiderohet si instrument.”, tha analisti.
Sakaq, Zekthi shton se tashmë me kryedemokratin e lirë, PD-ja ndodhet në një provë zjarri, pasi sipas tij duhet të provojë që arrin të mundë Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Personalisht mendoj se PD është në një provë zjarri. Berisha duhet të provojë se ai mund Ramën, s’ka shpjegim tjetër. Të provojë se gjithë kjo që bëri 3 vite e bëri se e do Shqipërinë dhe jo sepse kishte interesa personale.”, tha ai.
Fitim Zekthi: Kemi një klasë politike plotësisht të papërgjegjshme. Egoiste është pak, këta janë klasë politike epshore. Këta kanë epsh për pushtet dhe këta udhëhiqen vetëm nga epshi për pushtet. Këta nuk udhëhiqen nga parimet për fat të keq.
Mbështetësit e PD janë ndjerë të ekzaltuar që lideri doli, por më shumë se sa fakti që lideri doli të ekzaltuar që e drejta fitoi, të ekzaltuar që ne e mundëm SPAK-un, ne e mundëm sistemin. Që sistemi na ngriti ne një kurth politik, na bëri një lojë politike e ku di unë, një padrejtësi dhe ne e mundëm. Kjo prodhon një lloj entuziazmi, një lloj besimi që ne do fitojmë, do i mundim, ata që janë kundërshtarët tanë, në këtë rast SPAK-u.
Duhet ta themi këtë, që për Sali Berishën dhe për PD-në për fat shumë të keq, SPAK-u konsiderohet armiku i tyre kryesor, konsiderohet si instrument.
Kam qenë një ndër ata njerëz që e kam mbrojtur dhe e kam thënë, lirimin e Sali Berishës nga masa “arrest në shtëpi” do duhej dhe shyqyr që ndodhi e ai të kthehej tek selia e PD-së, të drejtonte opozitën.
Kjo se, për dy gjëra. Në radhë të parë do krijonte një moment normal politik sepse kryetari i opozitës duhej të ishte fizikisht dhe e dyta, do krijonte një moment normal në kuptimin juridik të fjalës, sepse duke qenë se nuk ka nevojë për këtë masë sigurie, atëherë pse të ketë masë sigurie. Le të lirohet nga masa e sigurisë, e kjo gjë ndodhi.
Por ka një gjë në vetvete, ka një përgjegjësi më të lartë, më të shtuar të Sali Berishës dhe PD-së për të mundur Ramën, sepse kjo PD, ose Sali Berisha, e ka nisur lëvizjen për të marrë PD-në dhe për të drejtuar PD-në në vjeshtën e 2021 me pretendimin se kjo parti u shit dhe u tradhtua nga Lulzim Basha, edhe i vetmi njeri që e mund Ramën, i vetmi njeri që e bën Ramën të dridhet dhe që e bën PD-në më të madhe e më të fortë është Sali Berisha.
Personalisht mendoj se PD është në një provë zjarri.
Berisha duhet të provojë se ai mund Ramën, s’ka shpjegim tjetër. Të provojë se gjithë kjo që bëri 3 vite e bëri se e do Shqipërinë dhe jo sepse kishte interesa personale.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi