“Kjo që kemi me atë që kishim, është dita me natën”- Rama: Kur morëm detyrën paga minimale ishte 156 euro, sot është 400 euro

“Kjo që kemi me atë që kishim, është dita me natën”- Rama: Kur morëm detyrën paga minimale ishte 156 euro, sot është 400 euro

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me  anëtarët e nismës “Deputeti që duam”, është shprehur se sot Shqipëria nuk është më siç ishte disa vite më parë, para se PS të vintë në pushtet.

Kreu i qeverisë u shpreh se kur PS nisi detyrën, të gjitha vendet e rajonit, përveç Kosovës, ishin përpara nesh për të ardhura për frymë, ndërsa sot kemi përpara nesh vetëm Malin e Zi dhe Serbinë.
“Kur morëm detyrën paga minimale ishte 156 euro, sot është 400 euro. Paga mesatare në Shqipëri e përgjakshme, ishte 321, sot është 750 euro. Paga mesatare në sektorin publik është 900 euro”, tha ai.
Më tej Rama tha se sot kemi një pozicion ekonomik të vendit që nuk e kishim, ku jemi në kushtet ku mund të bëjmë një ekonomi gjithëpërfshirëse.
“Kjo që kemi me atë që kishim, është dita me natën. Shqipëria që dua të kemi në 2030 është dita me diell të plot krahashuar me këtë që është sot”, tha Rama, ndërsa shtoi se “dita me diell të plotë do vij kur Shqipëria të ulën në tryezën e Bashkimit Evropian”.
Edi Rama: Kur shikon të shkuarën e katër viteve ka disa gjera që janë atyre dhe flasin vet. Flet vete faktin që në kemi qenë një vend me 3300 euro për frymë, sot jemi një vend me 9300 euro për frymë e kemi trefishuar. Kur ne nisem detyrën kishim faktikisht të gjitha vendet e rajonit, përveç Kosovës, përpara nesh për të ardhura për frymë, ndërsa sot kemi përpara nesh vetëm Malin e Zi dhe Serbinë.
Kur morëm detyrën paga minimale ishte 156 euro, sot është 400 euro. Paga mesatare në Shqipëri e përgjakshme, ishte 321, sot është 750 euro. Paga mesatare në sektorin publik është 900 euro. Pse na duhen këto? Na duhen të kuptojmë se sa shumë kohë është humbur më parë dhe sa shumë mund të bëjmë ne.
Sot kemi një pozicion të vendit që nuk e kishim, ekonomik, ku jemi në kushtet ku mund të bëjmë një ekonomi gjithëpërfshirëse. Kjo që kemi me atë që kishim, është dita me natën. Shqipëria që dua të kemi në 2030 është dita me diell të plot krahashuar me këtë që është sot. Dita me diell të plotë do vij kur Shqipëria të ulën në tryezën e Bashkimit Evropian, e të mbarojë zinxhiri i mallkimit historik që na ka lënë jashtë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi