“Kishte 4 goditje me mjet prerës”- Adoleshenti u plagos me thikë nga bashkëmoshatari në shkollë, flet mjeku: Kur mbërriti në spital kishte hemorragji! Ja si paraqitet gjendja e tij

“Kishte 4 goditje me mjet prerës”- Adoleshenti u plagos me thikë nga bashkëmoshatari në shkollë, flet mjeku: Kur mbërriti në spital kishte hemorragji! Ja si paraqitet gjendja e tij

Drejtori i qendrës shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, në një interviste për mediat ka pohuar se i 17-vjeçari i dëmtuar është paraqitur për ndihme mjekësore i shoqëruar nga shokët teksa zbulon se ka marrë 4 plagë.

Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabile, jashtë rrezikut për jetën, dhe se 17-vjeçari u transportua në spitalin rajonal të Fierit për mjekim të specializuar.
Mjeku: Kur ndodhi ngjarja nuk isha prezent. Më morën në telefon mësuesit, më thanë ka ndodhur një ngjarje. Sa ngritëm grupin për të shkuar në vendngjarje, personin e sollën këtu mësuesit dhe nxënësit, shokët e vetë. Ishte me pak hemorragji në krahun e majtë, dukej që ishte goditur me mjete prerëse.
Gjendja e pacientit ishte shumë e mirë, e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Është një aksident, një grindje mes shokëve. Iu dha ndihma e parë këtu më pas u nis për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.
Kishte 4 goditje, dy të vogla dhe dy më të mëdha, por në vlerësimin tim m’u duk jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së
mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).
Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente