Kërkuan heqjen e masës “arrest në shtëpi”, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën dhe Malltezin

Kërkuan heqjen e masës “arrest në shtëpi”, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën dhe Malltezin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.

Gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj kanë hedhur poshtë dy rekurset e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” si dhe për zëvendësimin e kësaj mase.
Më herët, Berisha dhe Malltezi kishin kërkuar përjashtimin e kësaj trupe gjykuese, kërkesë e cila u rrëzua më datë 10 të këtij muaji.
Mbrojtja e Berishës pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që ai të hetohet me masë sigurie.
Ish-kryeministri, akuzohet për korrupsion pasiv gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash po për të njëjtën çështje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi