“Kërkojmë qeveri teknike”- Bozdo: Duhet të bindim faktorin ndërkombëtar, protesta e 11 korrikut është një paralajmërim për…

“Kërkojmë qeveri teknike”- Bozdo: Duhet të bindim faktorin ndërkombëtar, protesta e 11 korrikut është një paralajmërim për…

Anëtar i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo thotë se protesta e 11 korrikut do të kërkojë përveç lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, edhe një qeveri teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të 2025.

I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Bozdo u shpreh se Edi Rama dhe ‘kjo qeveri që kemi nuk mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme’.
“Ne do e detyrojmë Edi Ramën, por duhet të bindim faktorin ndërkombëtar dhe shqiptarët. Kjo është protesta e parë, është një paralajmërim për atë se çfarë kërkon opozita”, tha Bozdo.
Sipas tij, qeveri teknike nuk është as shpërndarje parlamenti dhe as që Edi Rama të vijojë të mbajë postin e Kryeministrit.
“Kemi kërkuar dhe kërkojmë një qeveri teknike. Në 11 korrik do të jemi në shesh, pastaj në 11 tjetër do të jemi sërish në shesh e kështu me radhë”, tha Bozdo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/kerkojme-qeveri-teknike-bozdo-duhet-te-bindim-faktorin-nderkombetar-protesta-e-11-korrikut-eshte-nje-paralajmerim-per/”>Burimi</a>