Kërkohet titulli kampion/ Qosja dhe Verri, dopietë rinovimesh te Tirana

Kërkohet titulli kampion/ Qosja dhe Verri, dopietë rinovimesh te Tirana

Postuar: Korrik 6, 2024 | 21:16

Tirana e basketbollit të femrave ka nisur nga puna për të ndërtuar skuadrën me të cilën do të përfaqësohet në sezonin 2024- 2025, edicion në të cilin kryeqytetaset futen me statusin e kampioneve dhe do të kërkojnë që të mbrojnë fronin.

Pas zyrtarizimit të rinovimit të kapitenes Aida Palko, nga “Shtëpia Bardheblu” së fundi kanë ardhur edhe dy firma të tjera të rëndësishme vendore. Enisa Qosja dhe Klea Verri kanë hedhur të zezën mbi të bardhë, duke rinovuar gjithashtu kontratat e tyre me Tiranën.

Kështu Qosja, 29 vjeç dhe Verri 22 vjeç, do të vijojnë të mbrojnë ngjyrat bardheblu, me 41 herë kampionet e Shqipërisë që po ruajnë boshtin e lojtareve vendore, në pritje të goditjeve të huaja në merkato.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi