Kërcënoi me thikë bashkëfshatarin që tentoi të mos e lejonte të drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 53-vjeçari

Kërcënoi me thikë bashkëfshatarin që tentoi të mos e lejonte të drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me thikë bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
 

Ngjarja ndodhi në fshatin Floq të Librazhdit, teksa  53 vjeçari me iniciale M. A., u kap gjatë drejtimit të makinës në gjendje të dehur.
Ndërkohë policia i sekuestroi thikë që përdori për të kërcënuar bashkëfshatarin dhe 1 thikë tjetër që iu gjet në mjet.
“Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, njoftuan blutë.
 
 
 
Njoftimi i policisë:
Librazhd/Si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.
Kanosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, arrestohet 53-vjeçari.
Ky shtetas u kap gjatë drejtimit të automjetit, në gjendje të dehur.
Sekuestrohen mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe 1 mjet prerës tjetër (thikë) që iu gjet të arrestuarit, në automjet.
Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq, nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.
Si rezultat u reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.
Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente