“Keni marrë gratë e Lushnjës për festa, na tregoni ku i gjeni lekët?”- Korreshi ironi në Kuvend: Qyteti vjen si era e p*rdhës së plevitosur! Pesticidet, emergjencë kombëtare

“Keni marrë gratë e Lushnjës për festa, na tregoni ku i gjeni lekët?”- Korreshi ironi në Kuvend: Qyteti vjen si era e p*rdhës së plevitosur! Pesticidet, emergjencë kombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një situatë të vështirë në qytetin e Lushnjës gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare, në Kuvend.

Ai ka theksuar se Lushnja ka përjetuar një periudhë të vështirë gjatë 10 ditëve të fundit, ku është përhapur një aromë e rëndë nga bërësitë e ullirit, e cila, sipas tij, ka bërë të pamundur jetesën normale për qytetarët.
“Ju dërgoj selam nga Lushnja, e cila ka kaq dittë, 10 ditët e fundit, mbi 4 vite që vjen era bërsi ulliri. U tmerruan lushnjarët, nuk ka shans njeri të dal të pi një kafe”, tha ai, ndërsa nuk denjoi të përdor edhe një krahasim për këtë situatë, duke thënë “vjen si era e pordhës së plevitosur”.
Një tjetër shqetësim që Korreshi ngriti ishte përdorimi i pesticideve të palejueshme, që po dëmtojnë sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve. Ai e quajti këtë një emergjencë kombëtare dhe kërkoi që qeveria të marrë masa për të zgjidhur këtë problem.
“Dhe një shqetësim për Lushnjën dhe për gjithë Shqipërinë, 35 pesticide të palejueshme ku është cenuar fortë siguria ushqimore të  atyre që hamë. Këto nuk i sjellin bujqit, po i blejnë te ata që ka licensuar kjo qeveri dhe që futet te këto dogana. Këto pesticide që po na hanë dhe që na është bërë kanceri si me qenë virozë, grip. Kjo është emergjenca kombëtare dhe që duhet të zgjidhni. Lushnjës i hiqni kundërmimin se e mbytët”, tha ai.
Demokrati nuk ka kursyer as ironitë me socialistët, duke i pyetur se ku i gjejnë paratë për drejtat dhe darka që shtrojnë me gratë e Lushnjës.
“Ore na tregoni cik formulën se keni ardhur jeni lëshuar, keni marrë të gjitha gratë e Lushnjes dhe na i keni nxjerrë për dreka për darka, e po kërceni. Ore na tregoni nga i gjeni lekët që bëni gjithë këto festa, se vdiqëm, ne nuk po nxjerrim dot gratë në Pazar, t’i japim kafe të zezë”, tha ai.
Korreshi: Mirëmbrëma shqiptarë, se deputetë e kolegë këtu nuk janë as sa një pëllëmbë dore, Ju dërgoj selam nga Lushnja, e cila ka kaq dittë, 10 ditët e fundit, mbi 4 vite që vjen era bërsi ulliri. U tmerruan lushnjarët, nuk ka shans njeri të dal të pi një kafe. Më fal o kryetare se do ta shthur pak fjalorin, po vjen si era e pordhës së plevitosur.
Kur ju nuk keni respekt për lushnjarët, fjala ime në Parlament do të shthuret. Nuk ka mundësi, sa herë që vinte Taulanti drejtues thoshin e ka Taulanti, tani e ka Belinda, e ka kjo ministrja tjetër e Mjedisit. A ka mundësi njeri të vij ta verifikoj, të rri gjysmë ore atje. Kaq të fortë qenkan këta njerëz, po helmohet qyteti. Ashtu janë dhe kanalet. Nesër do shkoj e delegumja atje, dhe po digjen kallamat e kanaleve. Këtu kam buxhetin e Bashkisë, 200 milionë ose 2 miliardë të vjetra. 1 miliardë këta i kanë vetëm rroga. Me 70 milion lekë pastrohen të gjitha kanalet e Lushnjës. Kërm! Shkoj bordi kullimit tha nuk është i imi këtu tha, në Barbullimë, e ka bashkia tha. Bashkisë i kanë mbirë kallamat në çdo kanal. Nxirreni dhe atë për deputetet. 1 miliardë shkon për rroga patronaxhimi, 50% e buxhetit. 25% për shërbime operative dhe 25% për investime.
Ore na tregoni cik formulën se keni ardhur jeni lëshuar, keni marrë të gjitha gratë e Lushnjes dhe na i keni nxjerrë për dreka për darka, e po kërceni. Ore na tregoni nga i gjeni lekët që bëni gjithë këto festa, se vdiqëm, ne nuk po nxjerrim dot gratë në Pazar, t’i japim kafe të zezë.
Dhe një shqetësim për Lushnjën dhe për gjithë Shqipërinë, 35 pesticide të palejueshme ku është cenuar fortë siguria ushqimore të  atyre që hamë. Këto nuk i sjellin bujqit, po i blejnë te ata që ka licensuar kjo qeveri dhe që futet te këto dogana. Këto pesticide që po na hanë dhe që na është bërë kanceri si me qenë virozë, grip. Kjo është emergjenca kombëtare dhe që duhet të zgjidhni. Lushnjës i hiqni kundërmimin se e mbytët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente