![“Kemi njoftuar të gjitha kancelaritë, i kemi dërguar dosjen e plotë të manipulimit”- Salianji: Kam pasur kontakt me të gjithë ndërkombëtarët në Shqipëri, por…](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/kemi-njoftuar-te-gjitha-kancelarite-i-kemi-derguar-dosjen-e-plote-te-manipulimit-salianji-kam-pasur-kontakt-me-te-gjithe-nderkombetaret-ne-shqiperi-por_66f6a45713136.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“Kemi njoftuar të gjitha kancelaritë, i kemi dërguar dosjen e plotë të manipulimit”- Salianji: Kam pasur kontakt me të gjithë ndërkombëtarët në Shqipëri, por…
Ervin Salianji thotë se gjatë këtyre 24 orëve që kur u shpall vendimi i Apelit që e dënoi atë me 1 vit burg ka patur komunikime me të gjithë ndërkombëtarët në vendin tonë.
Pyetje: Keni patur komunikim me ndërkombëtarët në vendin tonë dhe cili ka qenë qëndrimi i tyre?
Ervin Salianji: Më të gjithë, për qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë unë mendoj se shprehen ata vetë. Unë nuk kam asnjë tagër për të komunikuar me publikun dhe asnjë qëndrim që nuk është i imi. Unë flas për qëndrimet e mia dhe qëndrimet e PD, për qëndrimet e tjera besoj se secili komunikon dhe flet vetë.
Ne kemi informuar të gjitha kancelaritë, të gjitha ambasadat. Kemi dërguar të gjithë dokumentet zyrtare të kësaj cështje, kemi dërguar dosjen e plotë të manipulimit së bashku me pjesët ku përgjimet e prokurorisë faktojnë manipulimine kësaj cështje. Kjo nuk është një cështje që lexohet për 10 minuta, këtu do jemi prapë dhe do komunikohet edhe për këtë cështje.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi