“Kemi një betejë të madhe përpara”- Berisha në takimin me gratë: Në kohërat më të vështira kanë qenë pjesa më vitale e PD!

“Kemi një betejë të madhe përpara”- Berisha në takimin me gratë: Në kohërat më të vështira kanë qenë pjesa më vitale e PD!

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi me gratë që janë pjesë e strukturave të PD-së, u shpreh se ato janë pjesa më vitale e kësaj force politike.

Kryedemokrati u shpreh se prania e tyre në institucionet e PD dhe të qeverisjes së saj është jetike.
“Dua të përshëndes të gjitha zonjat, zonjushat, që morën pjesë në primaret e PD dhe t’i garantoj se do bëjmë gjithçka, ndonëse ato vetë i tejkaluan kuotat, me përqindjet që morën”, u shpreh ai.
Sali Berisha: Sot unë kam një falënderim të veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat, të cilat këto tre vite, jo vetëm këto tre vite, por në 34 vite, në kohërat më të vështira, kanë qenë absolutisht pjesa më vitale, më e qëndrueshme e PD.
Kjo është dëshmi e moralit të tyre të lartë, e besnikërisë së tyre ndaj vlerave dhe idealeve më fisnike të njeriut.
Unë gjithashtu dua të përshëndes të gjitha zonjat, zonjushat, që morën pjesë në primaret e PD dhe t’i garantoj se do bëjmë gjithçka, ndonëse ato vetë i tejkaluan kuotat, me përqindjet që morën.
Por ne do bëjmë gjithçka që të harrohen ato kuota. Sepse prania e tyre në të gjitha institucionet e PD dhe institucionet e qeverisjes së saj është e domosdoshme, është jetike.
Së fundmi, ne jemi parti konservatore, për ne familja dhe vlerat e saj janë vlerë themelore e shoqërisë.
Familja si e tillë njohu këto vite agresionin më të madh në kohëra ndoshta dhe ky agresion erdhi nga ideologjia marksiste dhe post-marksiste me të cilën filloi një përpjekje e madhe për të shpërbërë familjen, për të emërtuar prindërit 1 dhe 2, për të ndërhyrë në gjininë njerëzore.
Fatmirësisht ndjehemi krenarë se ne qëndruam për këto vlera.
Ne i refuzuam ato dhe nuk rreshtim së mbrojturi familjen dhe vlerat familjare.
Ne refuzuam çdo nisëm të kësaj mazhorance, e cila sillte në parlament ligjet antifamiljare.
Por fakti që me 20 janar u inaugurua në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump dhe shpalli këto praktika dhe këta individë si armiq të rrezikshëm të SHBA, ishte një zhvillim pozitiv për mbarë njerëzimin.
Ne kemi një betejë të madhe përpara. Tani, Shqipërinë Madhështore mund ta krahasojmë me shumë projekte. Por gjë më madhështore kombi ynë se nënën nuk ka pasur.
Kështu që duhet të jetë pikërisht ky moment, ky fakt frymëzimi ynë më i madh për t’i rikthyer nënës shqiptare të gjithë madhështinë e saj.
Kombi shqiptar, më shumë se kujtdo tjetër, se çdo gjëje tjetër, i detyron ekzistencën e tij nënës shqiptare.
Dhe kam bindjen që në projektin Shqipëria Madhështore, gratë dhe vajzat, nënat dhe motrat, do luajnë rolin e tyre kryesor.
E mbyll këtë duke i uruar ditëlindjen mikeshës tonë, Melihasë, e cila është një mike e pandarë e PD-së, një atdhetare e flaktë dhe një bashkëthemeluese e LDK me presidentin e ndjerë Rugova.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente