“Katër kandidatë janë skualifikuar”- Kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit? Ministri i Brendshëm: Brenda kësaj jave do t’i propozoj Këshillit të Ministrave…

“Katër kandidatë janë skualifikuar”- Kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit? Ministri i Brendshëm: Brenda kësaj jave do t’i propozoj Këshillit të Ministrave…

Brenda kësaj javë pritet që të bëhet publik emri i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në Komisionin e Sigurisë tha se 4 kandidatë janë skualifikuar, ndërsa u shpreh se brenda kësaj jave do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili është i aftë për të fituar këtë garë.
“Unë ju bëra me dije procedurën, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbat9mit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ministri komentoi edhe rasti e Pogradecit, duke thënë se kjo ngjarje u kthye në një krizë.
“Rasti i Pogradecit, kjo është kambana më e madhe e alarmit për shoqërinë shqiptare sesi një ngjarje kthehet në një krizë. U manipuluan të gjitha faktet, u hodh baltë mbi policinë, u shndërrua nga një ngjarje në një krizë. Unë jam ministër i Brendshëm, veprimet e policisë ishin të qarta në përputhje me ligjin. Policia e Shtetit atë ditë ishte në detyrë dhe do të jetë në detyre”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi