“Kape shtrëngoje Mondin, nxirr lekët thuaj”- Bisedat mes mjekëve të Onkologjikut: 5 operacione i kap, brenda javës bëhesh për Maldive
Panorama Online ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës, pas zbardhjes së skemën abuzive të transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, ku u lëshuan 7 masa sigurie për mjekë dhe specialistë.
Në bisedat e zbardhura nga Prokuroria janë komunikimet në Whatsapp mes dy mjekëve të cilët diskutojnë për pacientët, por edhe për paratë që fitojnë nga operacionet dhe planet për pushime jashtë vendit me paratë e siguruara.
LEXO EDHE: Emrat/ Kush janë mjekët nën hetim për ilaçet e kimioterapisë, mes tyre zv.drejtoresha e QSUT! Sekuestrohen mallra të kontrabanduara dhe klinika mjekësore
Pjesë nga bisedat:
Mjeku X: Ami je te klinika ti, ka
Dr. Ami Rea i përgjigjet me mesazh zanor
Mjeku X: Ok ai shoku im ka mar cd ka ardh tek klinika. Me fol Me Gashin. Me e cu ne turqi. I kan bo ct dje dhe sot. Kan thirr neurokirurgun me e….
Dr. Ami Rea: Por un ia thash qe dje qe duhet te bejme nje ct re ri. Por sa ta lejoje situata, sepse nuk levizet dot kollaj si paciente me kupton
Mjeku X; Normal qe nuk lëviz.
Dr. Ami Rea: Mund ta sqaroah dhe
Mjeku X: E kam sqaru. Po ndryshe kur flet me ty nga afer, Se ate dit kane qene te hutuar
Dr. Ai Rea: Ok! Ngaqe un nuk jam gjithe kohen aty, dhe cdo dite ndërrohen mjeket
Bisede tjetër
Mjeku X: Kape shteengoje mondin nxirt leket thuaj! nanahahahahaha
Dr. Ami Rea: Me majen e gishtit me hedh tutje ai. Si buldozer eshte! Aman mere njeher ate
Mjeku X: hahahahaha
Dr. Ami Rea: Ku eshte Se mbeta pz jam e vdekme. Me 2 ore gjume
Mjeku X: Sa takoj tomin. Po e sjell aty
Dr. Ami Rea: Erdhi? O shoku, ata jane ngatërruar, se nuk e kane kuptuar mire turin
Mjeket flasin për pushime
Mjeku X: Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë
Dr. Ami Rea: Këtu një vit! Po pse jo
Mjeku X: Hë me se nuk shkon shumë , 1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti. Hahahaha ca llogarie.
Dr.Ami Rea: Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?
Mjeku X: hahahaha llogarita 300 euro operacionin, jo 500
Dr. Ami Rea: Po lale po
Mjeku X: Për një javë bëhesh për Maldive ti atëhere
Çfarë zbuluan hetimet e Prokurorisë:
Prokuroria veçse zbuloi rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private, u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.
“Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.
Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.
LEXONI EDHE: Emisioni “Vetting” denoncoi kalvarin e vuajtjeve të pacientëve, Prokuroria merr masa, ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 7 mjekë pas hetimit për ilaçet e kimioterapisë
Për këto arsye, Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë:
– “Arrest në shtëpi” për shtetasin Edmond Gashi, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– “Arrest në shtëpi” për shtetasin Florian Marku , 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”;
– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasin Emiljano Lela, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen Alketa Ymeri(Pere)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen Brikena Qirjazi , 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasin Halil Gashi, banues në Tiranë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;
– Për shtetasen Drilona Kishta, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal, pasi ajo rezulton jashtë RSh-së.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi