Kaosi në Parlament/ Zbulohet plani i deputetëve të opozitës! Çfarë po ndodh para godinës së Kuvendit
Deputetët e opozitës që prej orës 9:00 ndodhen në ambientet e jashtme të Parlamentit, ne tentativë për t’u futur sërish në sallën e seancave dhe për të bllokuar punimet normale, kjo si aksion pas burgosjes së Ervin Salianjit dhe heqjen e mandatit të tij.
Garda e Republikës nuk ka lejuar deputetët demokratë të futen në ambientet e Parlamentit, për shkak se 24 prej tyre u përjashtuan nga punimet e Kuvendit nga Sekretariati i Etikës.
Sipas gazetarit Osman Stafa, deputetët e opozitës me plan të qartë të bllokojnë 5 hyrjet e Kuvendit.
Ata do të tentojnë të futen në Kuvend dhe ndërkohë do tentojnë deputetët socialist që të futen në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar në këtë mënyrë zhvillimin normal të punimeve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi