Kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike (EMRAT)

Kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike (EMRAT)

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për përjashtim e 24 deputetëve të Partisë Demokratike, për shkak të kaosit dhe tensioneve.

Mësohet se brenda 48 orëve mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë vendim për 24 deputetët e PD.
Konkretisht PS ka kërkuar masë disiplinore ndaj: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Deputetët e opozitës nisën aksionin duke bllokuar foltoren dhe duke hedhur sende të forta në drejtim të kryepalamentares Elisa Spiropali.
Pasi hoqën nga vendi foltoren, deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, ndërsa deputetët Bledion Nallbati dhe Flamur Noka, u panë duke i hedhur benzinë e duke i vendosur më pas zjarrin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi