Kaosi në Kuvend/ Përjashtohet Flamur Noka, Spiropali mbyll Kuvendin dhe paralajmëron opozitën: Aktet tuaja kanë pasoja
👁1308
Mes kaosit dhe tensioneve, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur seancën plenare, pasi deputetët e opozitës nuk kanë lejuar vazhdimin normal të punimeve.
Në fund, Spiropali njoftoi përjashtimin e deputetit Flamur Noka, ndërsa i paralajmëroi deputetet e opozitës se aktet e tyre do të kenë pasoja, duke paralajmeruar dhe perjashtime të tjera.
“Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”, tha Spiropali, e cila më pas mbylli seancën.
Me here Spiropali njoftoi heqjen e mandatit te Ervin Salanjit, ku tha se per rastin e tij do te njoftohet vakanca ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi