![“Kanabizimi i Shqipërisë, projekti më famëkeq”- Ervin Salianji nga qelia thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit: Mos e ulni kokën! Reagoni](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/kanabizimi-i-shqiperise-projekti-me-famekeq-ervin-salianji-nga-qelia-thirrje-per-pjesemarrje-ne-protesten-e-7-tetorit-mos-e-ulni-koken-reagoni_66fa6098d4dea.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“Kanabizimi i Shqipërisë, projekti më famëkeq”- Ervin Salianji nga qelia thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit: Mos e ulni kokën! Reagoni
Demokrati Ervin Salianji, nga qelia, ka publikuar një foto të tij mes kanabisit në rrjetin social Facebook nga koha, sipas tij, kur “Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut”.
Salianji shprehet se “ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor” dhe se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, “pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot”.
Demokrati u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit duke theksuar “mos ulni kokën, mos pranoni të keqen”.
“📷Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut!
‼️Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!
Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen!
#Bashkohunëprotestë #7Tetor ✌️🇦🇱”, shkruan Salianji.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi