Kamioni përplaset me motorin në autostradën Lezhë-Shkodër, humb jetën një person (EMRI)

Kamioni përplaset me motorin në autostradën Lezhë-Shkodër, humb jetën një person (EMRI)

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 mars) pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër.
foto ilustruese
Mësohet se një kamion i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motor, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit, Arben Tanushi, 51 vjeç, gjatë rrugës për në spital.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e kamionit, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente