“Ka dy rrugë, të bëhemi skllevër ose…”- Aksioni i opozitës, Flamur Noka jep arsyet: Ja pse duhet të ngrihemi dhe të rrëzojmë qeverinë

“Ka dy rrugë, të bëhemi skllevër ose…”- Aksioni i opozitës, Flamur Noka jep arsyet: Ja pse duhet të ngrihemi dhe të rrëzojmë qeverinë

Deputeti i PD dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka ka dhënë arsyet se pse opozita dhe shqiptarët duhet të ngrihen për të rrëzuar regjimin, siç e quan ai.

I ftuar në emisionin “Log” në News24, Noka u shpreh se ka dy rrugë: “ose të bëhemi skllevër, ose si njerëz dinjitozë të ngrihemi jo për Berishën, jo për Nokën, jo për Salianjin por për këtë vend dhe për demokracinë”.
“Në një vend ku opozita shpallet armike dhe burgoset e gjitha, aty ka revolucion, aty nuk demokraci. Në një vend ku Kosovës i ngul më shumë thikë pa shpine kryeministri i Shqipërisë sesa i Serbisë, aty shqiptaret duhet të ngrihen. Në një vend ku kryeministri i vendit tënd tallet me pensionet ndërsa rroga e tij ka shkuar 250 pensione, duhet të ngrihet për ta rrëzuar shqiptarët. Në një vend ku 130 mln euro thuhet se u ndërtua një incenerator dhe aty është vjedhur, duhet të ngrihet”, tha Flamur Noka.
Noka u shpreh se “regjimi i Rilindjes është më i egri që ka pasur vendi, pas pushtuesve osmanë”. Sipas tij, Shqipëria qeveriset nga një njeri, që kontrollon gjithçka e ky është Edi Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi