“Jeni karikuar për luftë, por…”- Plas sherri në Komisionin Hetimor! Vokshi-Ndrecës: Kujt i thua rrugaçë ti? Si s’të vjen turp! Deputeti i PS: Nuk pyes për presionin tënd

“Jeni karikuar për luftë, por…”- Plas sherri në Komisionin Hetimor! Vokshi-Ndrecës: Kujt i thua rrugaçë ti? Si s’të vjen turp! Deputeti i PS: Nuk pyes për presionin tënd

Komisioni për koncesionet në shëndetësi ka nisur me debate të ashpra mes mazhroancës dhe opozitës, duke bërë që socialistët të braktisin mbledhjen.

“O frikacak, t’u prish skenari se e kishe planifikuar ta bëje mbledhjen pa opozitën”, iu drejtua Ina Zhupa deputetit Plarent Ndreca.
Ndërkohë kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi debati ashpër me Plarent Ndrecën, pasi ky i fundit në një moment iu drejtua se po bëni rrugaçëri.
Perplasja mes deputeteve
Ndreca: Mirëserdhët se keni ca kohë që nuk vini në parlament
Zhupa: Na keni përjashtuar
Ndreca: Qetësohuni, pavarësisht se jeni të karikuar për luftë, nëse keni ardhur për të bërë rrugaçëri në komision kjo është histori tjetër.
Vokshi: Kujdes ë, kujdes me fjalorin. Kush je ti mo?
Ndreca: Po më shurdhon
Vokshi: Si nuk të vjen trup që i thua opozitës rrugaç,
Vokshi: Plarent Ndreca po më provokon
Ndreca: Nuk pyes për presionin tënd

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi