“Jemi të vetmit që mund t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin”- Gjekmarkaj për protestën e 6 tetorit: Opozita bëhet më e mirë nëse shoqëria ngrihet! Është detyra jonë që…

“Jemi të vetmit që mund t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin”- Gjekmarkaj për protestën e 6 tetorit: Opozita bëhet më e mirë nëse shoqëria ngrihet! Është detyra jonë që…

Pas dënimit të deputeti Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit, opozita njoftoi se do të niste protesta, ndërsa bëri të ditur se tubimi i parë do të mbahet më 6 tetor.

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News 24, nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj u shpreh se opozita hyn në një stinë protestash të domosdoshme, ndërsa theksoi se “ne jemi të vetmit që mund t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin, garancitë kushtetuese dhe demokratike”.
“Opozita hyn në një stinë protestash kreative dhe të domosdoshme. Do të ketë disa lloje protestash, që kanë qëllim të vetëm; kthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme  të cilat nuk bëhen me këtë qeveri të drejtuar nga Edi Rama. Pas 12 vitesh Shqipëria ka nevojë për një qeveri teknike.
Ne jemi sot zëri i vetëm i vërtetë në Shqipëri dhe po persekutohemi për këtë. Jemi të vetmit që mund t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin, garancitë kushtetuese dhe demokratike”.
Sa realisht ndodh qeveria teknike?
Gjekamrkaj: Ne e kemi në dorë një përpjekje që duhet të jetë maksimale, e përditshme. Ne nuk kemi paketë magjike, Edi Rama nëse do të kishte ndërgjegje politike do ta kishte bërë me kohë, ti kishte dhënë vendit zgjedhje të lira, por nuk e ka bërë. Është detyra jonë ti bindim shqiptarët çfarë po ndodh dhe pse quhet qeveria teknike. Shqipëria nuk ka President, nuk ka Parlament, nuk ka institucione të pavarura. Shqipëria ka vjedhje dhe nuk po vjedhim ne, por ata që janë prej 12 vitesh në pushtet.
A e keni strategjinë e duhur për të mobilizuar qytetarët, sepse ka vend dhe për surpriza?
Gjekmarkaj: E duhura nuk ka limit, është e pafundme, por ne do të bëjmë çfarë të jetë e mundur për të bindur këdo që ne nuk e bëjmë për vete. I kam hyrë me një farë idealizmi politikës. Unë dhe kolegë të mi. Sepse shohim se ka arrogancë dhe abuzim kudo. Nuk e meritojnë shqiptarët këtë. Nëse nuk reagohet…nuk është vetëm çështje e opozitës, është e shoqërisë. Opozita bëhet më e mirë nëse shoqëria ngrihet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi