“Jemi aq idealistë për BE-në, sa dashuria e dikujt për martesën”, Rama: Nuk ka plan B për rrugëtimin tonë! E kam provuar dhe m’u desh të rimartohesha

“Jemi aq idealistë për BE-në, sa dashuria e dikujt për martesën”, Rama: Nuk ka plan B për rrugëtimin tonë! E kam provuar dhe m’u desh të rimartohesha

Kryeministri Edi Rama, foli sot për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.Rama tha se shqiptarët janë ende shumë idealistë për BE-ne, teksa e krahasoi anëtarësimin në BE me dëshirën për t’u martuar.
Kryeministri di Rama theksoi se nuk ka plan B për anëtarësimin e BE-së.
“Sigurisht nuk jemi naivë por jemi mjaft idealist ende për BE-në, kjo është e sigurt. Jemi aq idealist sa dashuria e dikujt për martesën përpara se ta provojë. Por përvoja më thotë se nuk plan B kundrejt martesës, e kam provuar de mu desh të rimartohesha, kështu që pak a shumë kjo është qasja ime për këtë. Kur vjen fjala për atë që po ndodh besoj që Europa gjendet në një moment ku bëhet a zhbëhet, në kuptimin e shkuarjes në një nivel tjetër pra nuk është thjesht diçka që kërkon përshtate, por një ndryshim”, tha kryeministri gjatë fjalimit të tij  në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente